Marchisio: Juventusi duhet ta mposhtë Shakhtarin

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, do të mungojë të mekurën në Ligën e Kampionëve për shkak të suspendimit, por ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të shënojnë fitore kundër Shakhtarit.

“Ne nuk po synojmë barazimin. Është rrezik i madh për të dy ekipet që të luajnë për barazim. Ne duhet të luajmë atje lojën tonë dhe të mundohemi ta fitojmë ndeshjen”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kualitetin e tyre. Ata janë të parët në grup dhe janë ekipi më i fortë me të cilin jemi përballur deri më tani. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, ne duhet të shfaqim lojë të njëjtë sikur ndaj Chelseait. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos i lejojmë ata të na befasojnë”, ka deklaruar Marchisio për Tuttosport./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 254 here