Marotta: Mund ta mposhtim këdo

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, mendon se Bianconerët kanë treguar se kanë kualitete të dalin përballë çdo kundërshtari në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Serie A mbrëmë mposhtën Shakhtar Donetsk me rezultat 1-0 për të siguruar vend në fazën e ardhshme eliminatore të garës evropiane, madje duke u kualifikuar si liderë të grupit E.

“Ne kemi kaluar në një grup të vështirë, duke fituar dy ndeshjet e fundit kundër kampionëve të Evropës, Chelseat, dhe zbulimit të turneut, Shakhtar. Vetëbesimi jonë është shtuar pas çdo ndeshje dhe ne kemi treguar se mund të garojmë me secilin”.

“Nuk ka arsye të luajmë ndeshjen e ardhshme (në rundin e ardhshëm eliminator) si mysafir për barazim, por një gjë që është e rëndësishme është se ne do ta kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi”, ka thënë Marotta.

Juventusi do ta mësojë kundërshtarin e radhës në shortin që do të hidhet më 20 dhjetor në Nyon të Zvicrës. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 412 here

Fjalët kyçe