Marquez kërkon që më në fund të mposhtë Pacquiaon

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Lufta e të shtunës në kategorinë velter në boks mes Manny Pacquiaos dhe Juan Manuel Marquezit ka çdo predispozitë për t’u bërë një përballje klasike, ku dy boksierët po përgatiten për përballjen e tyre të katërt mes vete. Është thuajse e sigurt se kjo do të jetë përballja e fundit.

Tri përballjet e para ishin mjaft interesante, me shumë aksion, pasi luftonin filipinasi Pacquiao, që vlerësohet ndër boksierët ofensivë më të mirë të gjeneratës së tij, dhe meksikani Marquez, që njihet si një prej boksierëve kundërsulmues më të mirë në epokën e tij.

Të dy boksierët kanë shumë gjëra për të vërtetuar në sfidën që zhvillohet në “MGM Grand Arena”.

Derisa Pacquiao 33-vjeçar kërkon me ngulm të tregojë se nuk e ka lëshuar forca përkundër moshës, pasi që në dy përballjet e fundit nuk ishte bindës, Marquez është i përkushtuar që të përmirësojë bilancin në përballjet me filipinasin.

Marquez ende nuk e ka mposhtur Pacquiaon, duke humbur dy herë dhe duke barazuar një herë, mirëpo meksikani 39-vjeçar beson se i janë “vjedhur” fitoret në të tri përballjet, thjesht pas vendimeve skandaloze të jurisë, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha Ditore.

Marquez ka bilanc prej 54 fitoreve (39 KO), gjashtë humbje e një barazim.

“Ai gjithmonë thotë se ka fituar luftërat. Unë po i jap rastin atij të tregojë se mund të fitojë luftën, pasi ai ka menduar se ka fituar të tri luftërat dhe po vazhdon të flasë për këtë. Kështu që është e rëndësishme për mua të fitojë këtë luftë, veçanërisht pasi Marquez vërtet e ka dashur këtë përballje”, ka thënë Pacquiao, i cili në karrierën profesioniste ka 54 fitore (38 KO), katër humbje dhe dy barazime. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 604 here

Fjalët kyçe