Mata i kënaqur me veten

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, është i kënaqur me formën e tij personale dhe me atë çfarë është në gjendje të bëjë në fushë.

“Unë mund të luaj në cilindo krah, në mesfushë ose prapa sulmuesve. Më pëlqen ta prek topin dhe të krijoj gola – kjo është detyra ime”.

“Por po ashtu më pëlqen ta dërgoj topin në rrjetë pasi kjo është gjëja më e bukur që një lojtar mund ta bëjë në futboll”.

“Një mbrojtës gjithmonë do t’ju tregojë se ai vërtet kënaqet duke bërë ndalime. Por ai më parë do të pëlqente të shënojë”.

“Çdokush dëshiron të shënojë gola. Kjo është gjëja e fundit në futboll dhe gjëja më e rrallë që mund ta bëni në fushë”, ka thënë Mata. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 203 here

Fjalët kyçe