Materazzi: Njerëzit do ta vlerësojnë Mourinhon kur të largohet

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, beson se njerëzit në Spanjë nuk do ta vlerësojnë siç duhet Mourinhon dhe arritjet e tij në Madrid, deri sa ai të largohet nga klubi.

Trajneri kontrovers, Mourinho, është kritikuar shumë prej se ka ardhur në Spanjë në verën e vitit 2010, por Materazzi, që gëzon një marrëdhënie të mirë me të, ka thënë se ai meriton më shumë respekt për punën e bërë në Real Madrid.

”Kur ai të largohet nga Spanja njerëzit do t’i vlerësojnë më shumë arritjet e tij, siç kanë bërë në Itali”.

”Unë flas shumë shpesh me të dhe e di se prioriteti i tij kryesor këtë vit është që t’ia sjell Realit titullin e 10-të në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Matrix për Marca./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 262 here

Fjalët kyçe