Mazzarri i impresionuar nga mbrojtja e Interit

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, ka paralajmëruar lojtarët e tij në prag të derit të vikendit ndaj Interit.

Mazzarri është i impresionuar nga përparimet e Interit, veçanërisht në repartin mbrojtës.

“Interi ka bërë disa veprime të shkëlqyeshme me mbrojtjen me tre lojtarë”, ka thënë Mazzarri, i cili edhe vetë një kohë e kishte aplikuar këtë sistem.

“Ata kanë lojtarë si Esteban Cambiasso, Diego Milito dhe të tjerë të cilët po japin diçka të veçantë kohëve të fundit”, ka shtuar më tej trajneri italian. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 318 here

Fjalët kyçe