Mbreti i sëmurë, Mueller, gati t’ia lë fronin Messit

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Ditët në të cilat ai është shndërruar në njërin prej legjendave më të mëdha të futbollit, janë të largëta: gjermani Gerd Mueller tash jeton një jetë larg publikut, duke u ballafaquar në heshtje me sëmundjen e tij që po e gërryen dita-ditës. Dhe, atij mund të mos i interesojë fare nëse sulmuesi i ri, argjentinasi Lionel Messi, ia rrëmben kurorën historike.

Plot 40 vjet më parë, Mueller shënoi 85 gola brenda një viti kalendarik, por ky rekord është nën kërcënim këtë vit: Messi ka shënuar 84 gola në vitin 2012 dhe ka gjasa që rekordin ta barazojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Benficas që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mueller, i njohur me nofkën “Bombarduesi”, muajin e shkuar festoi ditëlindjen e 67-të, por shumë larg publikut dhe i rrethuar vetëm nga të afërmit e tij. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 241 here

Fjalët kyçe