Me 14 tituj në brez, Pep Guardiola, largohet si mbret

Data e publiklimit: Saturday, May 26th, 2012

Pep Guardiola nuk është më trajner i Barcelonës. Strategu spanjoll e ka mbyllur aventurën e tij tek Barcelona në mënyren më të mirë të mundshme.

Pep Guardiola arriti të fitojë në Kupën e Mbretit duke mposhtur Bilbaon me rezultat 3 me 0.

Trofeu i tij i fundit për Barcelonën është i 14-ti për të në 4 vitet e tij si trajner i Barcës.

Me 13 maj të vitit 2009 e arriti të parin duke mposhtur Valencian në finalen e Kupës së Mbretit ndërsa po atë edicion arriti të fitoj edhe La Ligën edhe Ligën e Kampionëve.
Ky ishte fillimi i një epoke që ka shkruar historinë në futboll, dukë u bërë njëri nga menaxherët më të suksesshëm, më të veqantë, e më të dashur në historinë e futbollit, posaqërsiht Barcelonës.

Pep do të mbahet mend për 14 titujt e tij me Barcën të përcjellura nga 1 lojë që për shumë ekspertë të futbollit është më e mira e parë ndonjëherë, duke dominuar futbollin spanjoll dhe evropian në vitet e fundit. Tito Vilanova është pasardhësi i tij tek Barca, por e rëndësishme është se Pep  iku si një mbret./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 535 here

Fjalët kyçe