Me lot në sy, Ramos publikon librin e tij

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

“Sergio Ramos, zemra karakteri dhe pasioni” titullohet emri i librit kushtuar mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos i shkruar nga vetë lojtari së bashku me shkrimtarin Enrique Ortego.

Publikimi i librit është bërë në Madrid ndërsa ishin të pranishëm edhe presidenti Perez, yje të Realit si Cristiano Ronaldo, Iker Casillas, Pepe, Mesut Ozil, Sami Khedira dhe Alvaro Morata . Ramos u emocionua në fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë për prezencën e tij në këtë ngjarje.

”Jam i privilegjuar për faktin se jam lojtar i skuadrës më të mirë në botë. Unë shpresoj që do të pensionohem në skuadrën e Real Madridit. Ju falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen tuaj me të cilët më keni nderuar. Dua që unë me ju dhe ju me mua të ndiheni krenarë” deklaroi Ramos./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 521 here

Fjalët kyçe