Messi i nderuar që krahasohet me Pelen dhe Maradonën

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se ndihet krenarë që po e krahasojnë me Pelen dhe Maradonën.

Sulmuesit të Barcelonës i duhet vetëm edhe një gol për ta barazuar rekordin e Gerd Mullerit, i cili pati shënuar 85 gola për një vit kalendarik dhe së fundmi ai ka marrë shumë lëvdata të cilat e kanë krahasuar atë me më të mirët në historinë e futbollit, si Pele e Maradona.

”Ndihem shumë i nderuar që po krahasohem me Pelen dhe Maradonën, por unë më së shumti mundohem të përmirësoj veten dhe t’i ndihmoj ekipit, e jo t’i kaloj të tjerët”, tha Messi për Voetbal International. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 188 here

Fjalët kyçe