Messi: Rekordi? Jo, vlenë fitorja

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Lionel Messi deklaroi pas ndeshjes me Betis se për të është më e rëndësishme fitorja ndaj Betis sesa rekordi i tij.

Messi është pyetur nga mediat edhe për Topin e Artë dhe 5 golat e Falcaos.”Më e rëndësishme për mua ishte fitorja se sa rekordi personal. Normalisht është diçka e mirë për të arritur këtëgjë por se më me rëndësi është mbajtja e diferencës në kampionat.

Unë dëshiroj që këtë vit Topin e Artë ta fitoj Iniesta. Nëse ai e fiton, ai është një çmim i merituar, shpresoj të jetë kështu. Dëgjova për 5 golat e Falcaos. Është gjë e bukur, sepse nuk është lehtë të shënohen 5 gola në La Liga” deklaroi Messi./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 243 here

Fjalët kyçe