Michu, “makineria” e re e golave në Premier League

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Emri i tij i vërtetë është Miguel Perez Cuesta. Në botën e futbollit ai njihet me emrin Michu. Mesfushori ofensiv i skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, Swansea City, po gëzon një ngritje befasuese. Nëse 26-vjeçari vazhdon me këtë formë, atëherë ftesa në Përfaqësuesen “A” të Spanjës, është vetëm çështje kohe. Michu po luan këtë stinor te Swansea. Ai është arsyeja pse Swansea gjendet në mesin e tabelës në Premier League. Në 19 ndeshje në Premier League, Michu ka shënuar 13 gola. Arsenalin e mposhti gati i vetëm duke shënuar dy golat në fitoren 2:0, ndërsa Manchester Unitedit ia rrëmbeu një pikë fundjavën e kaluar duke realizuar golin e barazimit (1:1). Michu po kryeson së bashku me sulmuesin holandez të Manchester Unitedit, Robin van Persie, listën e golashënuesve më të mirë të Premier Leagues së Anglisë. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1148 here

Fjalët kyçe