Mikel në Chelsea deri në vitin 2017

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel ka zgjatur kontratën me “The Blues” deri në verën e vitit 2017.”Me Chelsean kam fituar gjithçka që është e mundur dhe mund të them se gjatë gjashtë vjetëve të qëndrimit në Londër kam kaluar me të vërtetë shumë mirë”, tha për ueb-faqen e klubit londinez, nigeriani Mikel.

Ai me klubin nga “Stamford Bridge” fitoi titullin e kampionit të Anglisë, katër tituj të FA Cup, një League Cup ndërsa sezonin e kaluar fitoi dhe titullin e Champions League.

“Mua më duket se tani kam arritur kulmin e karrierës dhe në të vërtetë unë do të përpiqem që të vazhdoj përparimin e bërë ditë për ditë”, tha Mikel.

Reprezentuesi nigerian në radhët e Chelseat ka ardhur në vitin 2006 nga klubi norvegjez, Lin dhe për klubin londinez deri më tani ka luajtur 261 ndeshje dhe shënoi vetëm dy gola./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 217 here

Fjalët kyçe