Milani ofertë befasuese për De Rossin

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Milani raportohet se planifikon një ofertë befasuese për mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi.

Sportmediaset shkruan se Milani është duke menduar për transferim sensacional të De Rossit pasi ka humbur Nigel de Jong deri në fund të sezonit për shkak të një lëndimi.

De Rossi ka deklaruar në të kaluarën se ai nuk do të pranonte të luajë për ndonjë klub tjetër italian, por rrethanat kanë ndryshuar këtë sezon, me mesfushorin që ka ftohur raportet me trajnerin e Romës, Zdenek Zeman.

Ajo që e bën atë edhe më atraktiv për Milanin është se ai mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka bërë ndonjë paraqitje me Romën këtë sezon në Evropë.

Milani do të duhet të thyejë strukturën e pagave për të nënshkruar me De Rossin, paga vjetore prej 6 milionë euro e të cilit është jashtë mundësive të Rossonerëve. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 416 here

Fjalët kyçe