Milito: Më vjen keq për Sneijder

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

“Jemi shumë të lumtur, morëm një fitore terëndësishme kundër një skuadre të madhe. Në lojë ishin 3 pikë të rëndësishme dhe pavarësisht golit tim për të cilin jam i lumtur, më gëzon më shumë fakti i suksesit të skuadrës. Në ndeshjet me skuadrat e mëdha po bëjmë shumë mirë por duhet të kemi më shumë vazhdimësi në ndeshjet e tjera.”

Janë fjalët e Diego Militos pas ndeshjes me Napolin, me sulmuesin që kërkon më shumë saktësi dhe lojë në përballet me ekipet e vogla të kampionatit por në fund nuk harron të thotë edhe pak fjalë mbi Sneijder.

“Nga klubi nuk kemi patur asnjë komunikim mbi këtë çështje. Sigurisht duhet të zgjidhet mes Sneijder dhe drejtuesve, por Wes ka raporte shumë të mira me të gjithë dhe më vjen keq për të që nuk luan”, përfundoi “Princi” argjentinas./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 451 here

Fjalët kyçe