Mino Raiola: Robinho mund të largohet nga Milani

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Agjenti Mino Rajola lë të hapur mundësinë e largimit të Robinjos nga Milani. Rajola deklaroi se po punon për cështjen e brazilianit bashkë me drejtuesit e klubit kuqezi, ku deri më tani kanë mbërritur për sulmuesin oferta të papërfillshme, të cilat nuk janë marrë farë në konsideratë, por të dy palët do të shohin nëse do të mbërrijnë oferta të tjera nga Brazili.

Gjithsesi vlen të theksohet se te Milani trajneri dhe shokët e skuadrës janë të sigurt se Robinjo nuk ka dëshirë të largohet. Në fund të ndeshjes me Rexhinën, Alegri deklaroi se me impenjimin e tij në fushë sulmuesi po i demonstron se synon të qëndrojë te kuqezinjtë ku do të jetë i rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 461 here

Fjalët kyçe