Modric: Me Bale, Reali do të ishte i pandalshëm

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, shpreson Gareth Bale t’i bashkohet atij te Real Madridi, dhe thotë se nëse ai arrin në Bernabeu, ekipi do të bëhej “i pandalshëm”.

“Ne kemi biseduar dhe unë e di se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon dhe ai ka ëndrra të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Madrid do të ishte një klub i madh për të për ta realizuar ëndrrën e tij. Unë luaj me Ronaldon këtu te Madrid dhe mënyra se si ai vrapon me topin me aq shumë vetëbesim dhe mbrojtësit prapa tij, është saktësisht e njëjta me atë të Gareth”

“T’i kesh të dy në të njëjtën kohë në ekip, do të ishim të pandalshëm”, ka thënë Modric./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 186 here

Fjalët kyçe