Morati: Baloteli nuk kthehet te Interi

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

“Nuk besoj se Mario Baloteli do të kthehet te Interi”. Këato janë fjalët e presidentit të zikaltërve, Masimo Morati, i pranishëm në Nju Jork për të prezantuar para OKB projektin “Inter Campus”.

“Sipas meje, skuadra do të qëndrojë pak a shumë ajo që është. Kjo përbën një sfidë të mirë për lojtarët që kemi, të cilët duan të tregojnë se mund të bëjnë mirë dhe të arrijnë më shumë se sa mendonim në fillimin e kampionatit, u shpreh presidenti i Interit, i cili ka përdorur një batutë për të komentuar gjendjen aktuale të zikaltërve, pas humbjeve në Europa League dhe Serinë A. “Interi është një skuadër që ecën mirë, por me raste jo edhe aq”, ishte komenti i tij.

Në udhëtimin në SHBA, presidentin zikaltër e kanë shoqëruar dy ish-lojtarë të skuadrës, Françesko Toldo dhe Luis Figo, me këtë të fundit që ka qeshur me pyetjet e gazetarëve për merkaton e klubit.

“Lajmi i vërtetë është se në janar kthehemi të luajmë unë dhe Toldo, edhe pse për vetëm 20 minuta”, ishte batuta e Figo.

Ndërkohë, në Itali, kanë ardhur fjalët e para të Uesli Shnajder rreth situatës që po përjeton në klub. “Jam mirë, por nuk di se çfarë do të ndodhë”, ishin fjalët me të cilat ai përshëndeti tifozët e pranishëm në hyrjen e qendrës sportive të “Apiano”, pas stërvitjes së djeshme./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 221 here

Fjalët kyçe