Moratti kishte ndihmuar Kosovën gjatë luftës

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjatë prezantimit të “Inter Campus” në SHBA, ka përmendur ndihmën që kjo skuadër i dha popullit kosovar gjatë luftës së fundit.

“Historia e projektit filloi 15 vite më parë, në Brazil, ku ne nuk mund të rrinim më symbyllur, duke parë mundësinë për t’i bërë fëmijët atje të lumtur dhe për t’u dhënë atyre shansin për të veshur fanellën e Interit dhe të Ronaldos, në kohën kur ai luante me skuadrën tonë të parë”.

“Nga atje, ne nxituam për në Kosovë, në mes të luftës. Fëmijët e vegjël të familjeve në kushte të vështira kishin nevojë të qëndronin në vende të sigurta, larg nga fushat e betejës dhe ne e ndjemë të nevojshme të ndihmojmë”, citohet të ketë thënë presidenti i Interit, raporton Sport.

Gjatë vitit 1999, më saktësisht më 27 nëntor, Ronaldo kishte qëndruar në Gjakovë, për ta përuruar rindërtimin e një shkolle në bashkëpunim me ‘Caritas’ dhe me lejen e klubit të Interit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 238 here

Fjalët kyçe