MotoGP, vlerësohen pilotët më të mirë

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Në Monte Carlo u zhvillua mbrëmja e përvitshme Gala, që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit, mbrëmje gjatë së cilës nderohen me cmime pilotët më të mirë të vitit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte gjithashtu edhe presidenti I FIM-it Vito Ippolito, që mbajti si zakonisht edhe fjalën hapëse. Një vëmendje e vecantë iu rezervua spanjollëve Marc Marquez, e Jorge Lorenzo të cilët fituan titujt botërorë respektivisht në Moto 2, e klasin 1000 cc. 25-vjecari nga Mallorca, duket se u përshtat shpejt me mbrëmjen “glamour” dhe gjatë fjalës së tij Lorenzo shprehu pasionin për këtë profesion si dhe dëshirën e motivimin për ta vazhduar për shumë kohë, me qëllimin e vetëm për të qëndruar ende në majat më të larta të këtij sporti. Një ndër momentet më të bukura të mbrëmjes ishte kur u nderua Max Biaggi, për titullin e fituar në kategorinë Superbike. 41-vjecari italian, muajin e kaluar shpalli tërheqjen e tij nga ky sport, pas një karriere tepër të gjatë, e të shtrirë në 3 dekada.

Max Biaggi – Kjo ishte hera e fundit për mua. Mendoj se është shumë e pazakonshme për një pilot që 20 ditë pas shpalljes kampion bote të deklarojë tërheqjen, megjithatë kjo ishte zgjedhja ime dhe jam shumë shumë I kënaqur me 20 vitet e karrierës sime, pasi kur të eci më këmbë, nëse kthej kokën prapa do të vë re sesa shumë pilotë, apo sa shumë rivalë të mëdhenj kam patur në të kaluarën.

Gjatë karrierës së tij të gjatë 41-vjecari roman ka fituar 2 tituj në Superbike me Aprilia, në vitet 2010 e 2012, si dhe është shpallur 4 herë radhazi kampion bote, në klasin 250 cc.

Gjatë kësaj mbrëmje festive, përvec të tjerëve u vlerësua me cmim edhe Ryan Villopoto, 24-vjecari amerikan i cili gjatë vitit 2012 fitoi titullin në kategorinë Superkros, si në kampionatin botëror ashtu edhe në atë të Shteteve të Bashkuara./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 379 here

Fjalët kyçe