Motorsport, Loeb e Al-Attiah kërkojnë më shumë femra

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

9 herë kampioni i garave Rally, Sebastian Loeb dhe fituesi i Rally-Dakar në vitin 2011, Nasser Al-Attiah janë shprehur pro rritjes së numrit të femrave në botën e motorsportit.

Gjatë një samiti të zhvilluar në Doha, në praninë e kreut të Federatës Botërore të Automobilizmit, Jean Todt, Loeb theksoi se përfshirja e femrave në këtë sport lidhet ngushtë me interesat por edhe rrezikshmërinë e madhe.

Nga ana tjetër, Al-Attiah u shpreh se beson që në të ardhmen të rritet numri i femrave në sportet e motorizuara, duke nënvizuar se bota e motorsportit do të mbetet e hapur për këdo. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 733 here

Fjalët kyçe