Mourinho ikën nëse nuk fiton derbin

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Derbi i Madridit vjen aq i rëndësishëm për Realin, aq sa disa nga mediat spanjolle janë të bindura se një disfatë mund t’i kushtojë vendin e punës Jose Mourinhos. Është ky lajmi që publikon e përditëshmja, filo-katalanase “Sport”, që nënvizon se një pjesë e tifozëve kanë filluar të kontestojnë trajnerin, ndërsa presidenti Florentino Perez e ka humbur durimin pas zgjatjes në 11 pikë të diferencës me Barcelonën.

Sigurisht që edhe në rast të një shkarkimi Mourinho nuk do të lodhej shumë për të gjetur një skuadër. Në Angli e japin si kandidatin e parë për të marrë vendin e Roberto Mancinit në stolin e Manchester City. E ardhmja e italianit, pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2017, është në dyshim pas zhgënjimit në Champions Ligë, dhe Jorge Mendez agjenti i Mourinhos, ka takuar së fundmi drejtorin e ri sportiv të Citizens, Tsiki Begiristan në Portugali.

Stafi i Mourinhos ka bërë të ditur se trajneri preferon opsionin Mancester City ndaj PSG dhe vetë portugezi në disa intervista të tij nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një rikthim në Angli./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 294 here