Mourinho: Kam ndërgjegjen e pastërt

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai e ka ndërgjegjen e pastërt për lënien e Iker Casillasit së fundmi në stol, për ndeshjen ndaj Malagas ku Reali pësoi humbje.

Antonio Adan që nga ekspertët dhe tifozët e Realit konsiderohet inferior për Casillasin, e startoi ndeshjen ndaj Casillasit, një vendim që ngriti polemika gjithandej qarqeve mbretërore, por edhe një herë Mourinho është munduar që t’i ulë këto zëra.

“Unë kam ndërgjegje të pastërt. Unë po tentoj të nxjerr ekipin më të mirë për secilën ndeshje”.

“Disfatat ju bëjnë të kuptoni se çfarë vuajnë të tjerët”, është shprehur Mourinho. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 482 here

Fjalët kyçe