Mourinho larg çmimit “Trajneri i Vitit”

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Jose Mourinho larg Madridit por gjithashtu dhe larg cmimit të trajnerit më të mirë të vitit. Portugezi që është në garë për fitimin e këtij cmimi bashkë me Pep Guardiolën dhe Vincente Del Bosque beson se do të jetë pikërisht trajneri i “La Furia Roja” fituesi i këtij trofeu individual. Vetë mourinho mësohet se është shprehur i sigurtë për triumfin e Del Bosques dhe pse vetë nuk e ka pritur mirë këtë fakt.

Madje e bëri të qartë dhe në konferencën për shtyp para derbit me Atletikon, kur u shpreh se nuk ka kohë për të menduar për Topin e Artë të trajnerit më të mirë të vitit ndryshe nga Guardiola dhe Del Bosque që aktualisht janë me pushime. Madje mediat spanjolle raportojnë se me shumë gjasa Mourinho nuk do të jetë I pranishëm në galanë e 7 Janarit, ashtu sic bëri dhe një vit më parë kur cmimin e mori Guardiola. Portugezi një vit më parë i bindur se trofeu do të shkonte për Guardiolën nuk e mori mundimin të udhëtonte në Zyrih duke u justifikuar me impenjimet e shumta në klub.

Ndërkohë që dhe këtë vit, “The Special One” me shumë gjasa do të gjejë si justifikim ndeshjen që do të ketë më 8 Janar në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos, pikërisht 24 orë pas galasë së Fifas. Arsyeja që Mourinho nuk dëshiron të udhëtojë në Zurich kuptohet thjeshtë, portugezi nuk arrin të kapërdijë faktin që Del Bosque do të fitojë cmimin, në vitin kur ai theu të gjithë rekordet me Realin e Madridit./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 138 here

Fjalët kyçe