Mourinho mohon spekulimet për largim

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Jose Mourinho thotë se nuk ka synime të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit 2012/13.

Marca sot shtoi spekulimet, duke thënë se ish-menaxheri i Chelseat dhe Interit do të largohet nga Los Blancos gjatë verës, por Mourinho e ka bërë të qartë se ai nuk do t’i thotë lamtumirë klubit të tij aktual në një të ardhme të afërt.

“A po largohem nga Real Madrid? Nuk ka të vërtetë në këtë tregim. Nuk dua të them asgjë më shumë rreth kësaj”.

“Pyeteni Florentino Perez nëse është i kënaqur me punën time. Nuk ka asnjë problem. Unë nuk duhet t’ju tregoj juve se çfarë diskutoj me presidentin”, ka thënë portugezi. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 209 here

Fjalët kyçe