Mourinho pranë dhe larg Reali të Madridit

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Murinjo apo jo Murinjo. Është kjo dilema që mbështjell të ardhmen e stolit të Realit të Madridit. Sipas shtypit spanjoll raporti mes portugezit dhe skuadrës është kompromentuar seriozisht me akuzat e ndërsjellta, publike ato të Murinjos , private ato të lojtarëve. Reali deri më tani ka pësuar më shumë disfata se gjithë sezonin e kaluar, janë pesë humbjet e kësaj temporade, në total ishin 5 ato të vitit të kaluar. Skuadra demonstron dobësi në mbrojtje dhe është e parashikueshme në sulm.

Projekti Murinjo është në momentin e tij më të keq, por Florentino Perez pritet të rreshtohet publikisht nga ana e trajnerit. Sipas të përditëshmes “As” presidenti i Realit të Madridit do të deklarojë para mediave vullnetin e tij për të mos u ndarë me Murinjon në fund të sezonit me rastin e ceremonisë që iu dedikohet tifozëve më të vjetër të klubit. Por në Madrid të paktë janë ata që besojnë se portugezi do të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Sipas “Marca-s” deklaratat e fundit të Muorinjos për pëgjegjësinë e skuadrës pas knock-out të pësuar ndaj Selta Vigos e kanë thyer përfundimisht ekuilibrin e brishtë në dhomat e zhveshjes dhe lamtumira në fund të sezonit, e fiton apo jo Murinjo Champions Ligën është e paevitueshme. Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit mendojnë që nga Franca. Sipas mediave atje, Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG. Portugezi ka parakaluar në preferencat e sheikut Al Thani si Guardiolën ashtu dhe Wenger. Pikërisht trajneri aktual i “Topcinjve” është në balotazh për stolin e Realit me Carlo Ancelotin në një lloj rrokade shumë milionëshe në stolat e evropës./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 365 here

Fjalët kyçe