Muhammad Ali kurorëzohet “Mbreti i Boksit”

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Ish kampioni i peshave të rënda Muhammad Ali, u kurorëzua në Meksikë nga World Boxing Council, me titullin “Mbreti I Boksit”. Gjatë Kongresit të 50 të Federatës WBC, në qytetin turistik të Cancun-it, Muhammad Ali u nderua me këtë cmim të vecantë për karrierën e tij brilante, si dhe kontributin e pakrahasueshëm që 70-vjecari nga Kentucky ka dhënë për këtë sport.

I pranishëm ishte edhe presidenti I kësaj Federate, Jose Sulaiman, madje në shoqërinë e shumë boksierëve të tjerë të tërhequr nga ky sport, ku binte padyshim në sy edhe prania e meksikanit Julios Cesar Gonzalez.81-vjecari meksikan në të kaluarën është përfolur shumë për marrëdhëniet e tij të ngushta me promoterin e famshëm Don King, sidoqoftë Jose Sulaiman Chagnon I cili drejton Federatën WBC që nga viti I largët 1975 në fjalën e mbajtur me këtë rast deklaroi se ky është cmimi për të cilin Muhammad Ali ka më tepër nevojë në këtë fazë të jetës ku ndodhet.

Ish-kampioni I botës në peshat e rënda ka vuajtur për shumë vjet nga sëmundja e Parkinson-it dhe shfaqet gjithmonë e më rrallë në publik. Kongresi I 50 I World Boxing Council do të zgjasë deri ditën e shtunë dhe të ftuarit pritet të shpalosin alternativat e tyre për ta fuqizuar akoma më tepër këtë sport./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 601 here

Fjalët kyçe