Mundje për të rinj, Botërori 2013 në Shqipëri

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Shqipëria do të jetë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Mundjes për të rinj, i programuar për t’u zhvilluar vitin e ardhshëm. Konfirmimi erdhi nga zëvendëspresideti i Federatës Botërore të Mundjes dhe njëkohësisht president i Federatës Europiane të Mundjes, Tzeno Tzenov, i cili pati një takim në Tiranë me ministrin e Turzimit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.

“Po, vitin e ardhshëm në Shqipëri, në 4 deri 7 tetor, do të zhvillohet kampionati botëror i mundjes për të rinj, në katër stile. Vendimin për ta organizuar këtë botëror në Shqipëri e kemi marrë para se të takohesha me ministrin. Sigurisht që ka patur edhe disa kandidatura të tjera, por pasi i shqyrtuam me kujdes të gjitha, ne si federatë botërore e mundjes vendosëm që botërori i të rinjve të zhvillohet në Tiranë. Ministri Bumçi më siguroi se shteti do të ndihmojë në organizimin e këtij kampionati”.

Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, zoti Martin Bibaj, siguroi se kushtet që ofron pallati i sportit “Asllan Rusi” për organizimin e këtij evenimenti sportiv, janë mëse të pranueshme./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 835 here

Fjalët kyçe