Murinjo: Unë kam shpirtin e lundërtarëve portugezë!

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Zhoze Murinjo beson se tendenca e tij për të ndryshuar vazhdimisht skuadra vjen pasi ai ka “shpirtin e lundërtarëve portugezë”.

Që në momentin kur filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2000, tekniku aktual i Realit ka drejtuar edhe 5 skuadra të tjera, në të cilat përfshihen emra si Çelsi e Inter, skuadra me të cilat ka fituar shumë trofe.

Ndryshimet e vazhdueshme kanë bërë që shpesh ai të akuzohet për mungesë besnikërie, por vetë trajneri mendon se kjo vjen nga një pasion natyral për të provuar eksperienca të reja.

“Unë kam shpirtin e një lundërtari portugez. Unë adhuroj të provoj gjëra të reja në vende të ndryshme”, tha ai për “Cabo Verde”.

“Nuk e di nëse do të kem një tjetër aventurë në të ardhmen. Më duhet të jem i motivuar 100% dhe projekti duhet të paraqesë një sfidë reale për mua”, tregoi ai.

Ndonëse e ardhmja e tij në drejtimin e skuadrës spanjolle është vënë në dyshim kohët e fundit, Murinjo përsëriti mendimin e tij se është shumë i lumtur në kryeqytetin e Spanjës.

“Lojtarët flasin mirë për mua kur luajnë. Unë kam krijuar një marrëdhënie të mirë me lojtarët dhe jam i sinqertë me këdo. Mua më duhet të ndërtoj një grup dhe të jem i sinqertë me të gjithë ata që nuk luajnë”, shpjegoi trajneri i madrilenëve./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 196 here

Fjalët kyçe