Nadal rikthehet në Doha

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Rafael Nadal i jep fund pushimit 6 mujor, i ndikuar nga një dëmtim në gju, duke konfirmuar rikthimin në turneun e Dohas.

Tenisti spanjoll nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare që prej humbjes në 26 Qershor ndaj Lukas Resol në turneun e Wimbledonit.

Ai vuan nga sindroma Hoffa, një inflamacion sinkron i gjurit që po ia kushtëzon karrierën në fushat e tenisit prej shumë vitesh. Kampioni i Roland Garros, gjatë këtij sezoni humbi edhe US Open e finale e madhe të fundvitit me 8 tenistët më të mirë të planetit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 631 here

Fjalët kyçe