Nani nuk figuron në kalendarin e vitit të ardhshëm të Unitedit

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Luis Nani mungon në kalendarin zyrtar të Manchester United për vitin 2013.Nani gjatë tre vjetëve të fundit është paraqitur në ekipin e United për sezonet pasardhëse, por mungesa e tij këtë herë ngre spekulimet se ai do të shitet gjatë Vitit të Ri, shkruan “Daily Mail”.

Megjithëse reprezentuesi 26-vjeçar portugez ka një kontratë të vlefshme edhe për dy vjet me “Djajtë e Kuq”. Është raportuar se ai kërkon që paga e tij aktuale prej 130 mijë funteve në javë të pësojnë ngritje, gjë që po refuzohet të bëhet nga ana e menaxhmentit të Unitedit.

Për shërbimet e mesfushorit të krahut të djathtë të Manchesterit ka shprehur interesim edhe Zenit St Petersburg dhe Paris St Germain, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë gjatë mini-afatit kalimtar të janarit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 246 here

Fjalët kyçe