Napoli, Cavani bëhet i “pavdekshëm”

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

El Matador Cavani tashmë bëhet i “pavdekshëm”. Piktori Raffo ka marrë inisiativën për të hedhur në një mur gjigand të qytetit të Napolit, bomberin uruguajan.

Imazhi i sulmuesit u “stampua” në zonën Volla në parkun e Vezuvit, një nga më të populluarat e qytetit jugor të Italisë.

Ndryshe nga piktura që i është dedikuar Diego Armando Maradonas po në Napoli, Cavani vjen në një stil më modern, elegant dhe gati hyjnor ku El Matador shfaqet me të gjithë forcën dhe shpërthimin e tij./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 452 here

Fjalët kyçe