Napoli mund të blejë në janar

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka lënë të kuptohet se ata kanë nevojë për përforcime të reja muajin e ardhshëm, për të mbetur në garë për Scudetton.

Napoli së fundi u mposht nga Interi dhe De Laurentiis thotë se ata nuk duhet vetëm të luajnë mirë, por duhet edhe të fitojnë.

“Më shumë do të preferoja të luajmë keq dhe të fitojmë; ne po kënaqemi por pastaj humbasim. Nuk është mirë. Dashuria im e fundit në shikim të parë ishte Napoli, dhe ne duam të jemi sa më lartë që mundemi”.

“A do të dalim në treg? Ne nuk duhet ta prishim ekuilibrin e dhomës së veshjeve, por, çfarëdo përmirësimi në ekip do të bëhet në konsultim me trajnerin”, ka thënë De Laurentiis. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 327 here

Fjalët kyçe