Napoli nuk i shpëton penalizimit, -2 pikë!

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Re të zeza shfaqen në horizont për Napolin në frontin e proçesit të skandalit të basteve. Mediat italiane kërkojnë t’i paraprijnë vendimit që do të merret të Hënën duke këmbëngulur se klubi do të ndëshkohet me zbritjen e dy pikëve në tabelën e klasifikimit. Nuk do të shkojë më mirë dhe për dy futbollistët Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava që do të pezullohen për 6 muaj.

Në këtë mënyrë mediat pretendojnë se do të anashkalohet linja prokuorit Palaci që kishte kërkuar ndëshkimin me -1 pikë për Napolin. Dicka që ka ndodhur dhe më parë me refuzimin nga ana e drejtësisë për paktet shumë të favorshme që prokurori kishte propozuar për Antonio Konten dhe Giannelon. Në këtë pikë klubit të presidentit De Laurentis do t’i duhet me çdo kusht që të futet në merkato. Nëse disiplinori do të konfirmojë gjithçka drejtori sportiv Bigon do të synojë shërbimet e mbrojtësit Silvestre që në verë u transferua te Interi ku ka gjetur pak hapësirë dhe ka rrëshkitur dalëngadalë drejt stolit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 527 here

Fjalët kyçe