NBA gjobit Stephen Jackson të San Antonios

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Drejtuesit e NBA gjobisin lojtarin e San Antonio Spurs, Stephen Jackson me 25 mijë Dollarë për shkak të kërcënimeve ndaj qëndrës së Oklahoma City Thunder, Serge Ibaka.

Debati mes të dyve u zhvillua në Twitter pasi Ibaka u përfshi në një përplasje në fushë me sulmuesin e Los Angeles Lakers, Metta World Peace, ky i fundit, shok me Jackson. Në një komunikatë për mediat, San Antonio mbështet vendimin e drejtuesve të NBA, duke theksuar se sjellje të tilla nga lojtarët e klubit janë të papranueshme./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 608 here

Fjalët kyçe