NBA, Miami i favorizuar në sondazhin zyrtar

Data e publiklimit: Tuesday, October 23rd, 2012

Në një sondazh të zhvilluar në faqen zyrtare të internetit të NBA, skuadra e Miami Heat votohet si favoritja për të fituar sërish titullin kampion.

Ekipi nga Florida vlerësohet si më i kompletuari për të mbyllur sezonin me një tjetër sukses, ndërsa LeBron James është favorit për të marrë çmimin individual MVP për lojtarin më të mirë të sezonit.

Ai la pas në këtë votim Kevin Durant. 70 % ka marrë Miami Heat në votat e përgjithshme, i ndjekur me 23 % nga Los Angeles Lakers, ndërsa më pas vjen Oklahoma City Thunder./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 541 here

Fjalët kyçe