NBA: New Yorku më i mirë se Miami

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Miami Heat kanë pësuar disfatën më të keqe në shtëpi të periudhës së “Treshes së Madhe” pasi kampionët e NBA-së u mposhtën 112-92 nga New York Knicks, që ishte pa yllin e skuadrës Carmelo Anthony.

Knicks tash qëndrojnë të vetëm në krye të Konfrenecës Lindore me një rekord prej 14 fitoresh dhe katër disfatash, me Heat që mbeten me 12 fitore dhe që shijuan disfatën e 5-të të sezonit.

Raymond Felton ishte shënuesi më i mirë te New York me 27 pikë, përfshirë edhe gjashtë nga 10 tentimet për trepikësha, me Knicks që shpërthyen edhe pse ishin pa shtyllën e skuadrës, Anthony, që është jashtë fushe për shkak të një lëndimi në gishtat e dorës së majtë.

Te Heat, LeBron James kontribuoi me 31 pikë dhe 10 kërcime dhe nëntë asistime, por ishte një natë krejtësisht e qetë për Dwayne Wade, që shënoi vetëm 13 pikë.

Heat ishin mposhtur nga Knicks me mbi 20 pikë diferencë edhe në takimin e parë me tyre që u zhvillua më 2 nëntor në New York.

Ky publikim eshte lexuar 349 here

Fjalët kyçe