NBA, San Antonio gjobitet me 250 mijë dollarë

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Të lësh pushim yjet e ekipit në NBA gjobitesh dhe kjo ka ndodhur me San Antonio Spurs. Trajneri Popovich nuk mori në ekip 4 titullarët, Tim Duncan, Tony Parker, Manu Ginóbilin dhe Danny Green për takimin në shtëpinë e Miami Heat dhe ky veprim nuk i pëlqeu aspak Komisionerit të Ligës, Stern që kishte paralajmëruar se nëse ndodhë kjo, atëherë dënimi do të ishte ekzemplar.

Ky i fundit mbajti fjalën dhe vendosi 250 mijë dollarë për Spurs-at, dhe në komunikatën e lëshuar, Stern arsyeton: San Antonio udhëtonte për herë të parë dhe të fundit për sezonin e rregullt në arenën e Miamit prandaj dhe sfida kishte tërhequr maksimalisht vëmendjen e tifozëve, por me lënien jashtë të yjeve të skuadrës, San Antonio nuk i shërbeu Ligës dhe as tifozëve. Komisioneri shtoi se San Antonio nuk informoi askënd për vendimin mbi lojtarët dhe precizoi se Spurs shkeli rregullat duke lënë pushim lojtarët në kundërshtim me interesin e Ligës së NBA.

Popovich kishte deklaruar se la pushim lojtarët sepse ishin të lodhur ndërsa drejtuesit e San Antonios ende nuk janë prononcuar për gjobën e pësuar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 347 here

Fjalët kyçe