NBA: Thunder më të fuqishëm se Nets

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Oklahoma City Thunder ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi duke mposhtur në udhëtim Brooklyn Nets me rezultat 117-111.

Thunder ishin të saktë në 60 për qind të tentimeve nga loja e hapur, me Kevin Durant që udhëhoqi me 32 pikë, derisa Rusell Wesbrook shënoi 25 të tjera dhe nëntë asistime.

Kampioni i Konferencës Perëndimore, Oklahoma City (15 fitore dhe 4 disfata këtë sezon), shënoi 30 pikë nga 34 gjuajtjet e lira dhe 7 nga 14 tentimet për trepikësha.

Brooklyn ishte në disavantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ngushtoi në 104-102 me katër minuta të mbetura por Durant u përgjigj me gjashtë pikë radhazi për Oklahoman.

Deron Williams udhëhoqi te skuadra vendase me 33 pikë, derisa Andray Blatche shënoi 19 pikë dhe 11 kërcime për Nets (11 fitore dhe 6 disfata). /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 282 here

Fjalët kyçe