Ndambuki i pari në maratonën e Las Vegas

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Keniani Jonathan Ndambuki është fituesi i maratonës “Rock ‘n’ Roll” në Las Vegas. Pavarësisht erës së fortë, 36-vjeçari ia doli mbanë të arrijë i pari vijën e finishit duke e ndaluar kronometrin në kohën 2 orë, 32 minuta e 24 sekonda.

Ndambuki triumfoi në maratonën 26 milje të gjatë pasi la pas me vetëm një minutë ndjekësin më të afrët, amerikanin Steve Dekoke, ndërkohë që podiumin e kompletoi Sam Robinson./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 694 here

Fjalët kyçe