Ndërkombëtarizohet edhe xhudo

Data e publiklimit: Friday, April 13th, 2012

Më në fund, edhe një federatë sportive e Kosovës u ndërkombëtarizua me të drejta të plota.

Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) është anëtarësuar me drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), pjesë e së cilës ishte deri më tani, por me drejta të kufizuara.

Kjo është federata e katërt kosovare që ndërkombëtarizohet plotësisht, pas Federatës së Shigjetarisë, Federatës së Peshëngritjes dhe Federatës së Pingpongut. Për këtë, kontributin më të madh e kanë dhënë paraqitjet e shkëlqyeshme të Majlinda Kelmendit nëpër garat e ndryshme ndërkombëtare./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 668 here

Fjalët kyçe