Në Spanjë zbulojnë “manovrën” e Fetelit, Alonso të shpallet kampion

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Në Spanjë nuk janë shuar ende shpresat e titullit kampion të Formula 1 për Fernando Alonson. Një postim i orëve të fundit në “Youtube” i një video nga një tifoz mund të bëhet shkak për një rokadë të titullit mes Fetelit të sapokurorëzuar dhe Fernando Alonsos. Arsyeja? Në video pretendohet se Sebastian Fetel ka parakaluar në kufijtë e flamujve të verdhë një makinë të Toro Rosos. Në rast se kjo parregullsi verifikohet, sa janë shanset që Fetel të ruajë titullin? Sipas mediave spanjolle, praktikisht zero. Në bazë të rregullores, Fetel penalizohet me 20 sekonda penallti (drive throught) gjatë “Grand Prix”-it. Ky penalitet e zbret gjermanin nga vendi i gjashtë që arriti në Interlagos në vendin e tetë, duke humbur pikët e mjaftueshme që e lejuan ta mbyllte Botërorin para Alonsos. Kësisoj gjermani përfiton 4 pikë, por kjo e katapulton spanjollin të parin në renditjen e përgjithshme +1 pikë nga Sebastian Fetel. Përtej emocioneve apo dëshirës së spanjollëve që kjo të ndodhë, në Maranelo e mohojnë kategorikisht çdo apelim të mundshëm. Në bazë të rregullores së FIA-s, afati i fundit i ankimimit është fundjava e 9 dhjetorit, ditë kur dhe do të zhvillohet ceremonia e dhënies së trofeut në Monte Karlo.
Ferrari – Pavarësisht se edhe këtë sezon të katërt mbeti “duarthatë”, Luka di Montezemolo insiston se ai është krenar për Ferrarin e tij. “Unë jam krenar për ekipin tim. Ne luftuam me të gjitha mënyrat duke i ngjitur dy pilotët tanë në podium për garën finale të sezonit. Dua të përgëzoj Fernandon për atë çfarë ka bërë këtë vit: ka qenë thjesht fantastik”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 558 here

Fjalët kyçe