Neimar, i pari “hors concours” që nga koha e Pele!

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Neimar ka arritur të marrë çmimin e parë “hors concours” në kampionatin brazilian, një arritje që nuk e kishte bërë askush më parë përveç Pele në vitin 1970.

“Hors concours”, e cila në latinisht do të thotë “jashtë konkurrimit”, iu dorëzua atij nga një nga emrat më të njohur të futbollit brazilian, Ronaldinjo, i cili për vete ishte fitues i një trofeu të kësaj mbrëmje gala, duke marrë “Topin e Artë” të Brazilit për paraqitjen e tij në këtë sezon. Ish-futbollisti i Barcelonës, shfrytëzoi momentin për t’i thurur elozhe Neimar dhe duke e vlerësuar paraqitjen e tij.

“Ti je me të vërtetë “hors concours”. Në gjuhën e futbollit, të tjerët po nisin biçikletën ndërsa ti ecën me motoçikletë”.

Neimar, autor i 42 golave në 47 ndeshje për klubin e Santos gjatë këtij kampionati, e pranoi çmimin duke folur shumë pak fjalë mes emocioneve të veçanta të kësaj mbrëmje.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa i lumtur jam për këtë çmim. Mund të them vetëm faleminderit. Të marr këtë çmim nga duart e një prej idhujve të mi është një arsye për të qenë shumë krenar”.

Gjatë mbrëmjes gala, Neimar mori edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi ka realizuar 56 gola me Santos gjatë viti 2012. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 435 here

Fjalët kyçe