Nelson bëhet i artë, tetë vite pas garës

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Derisa po voziste për në aeroportin e Atlantas të mërkurën, Adam Nelson, ka fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2004 në Athinë, në hedhje të gjyles. Në atë që mund të jetë një prej ndryshimeve më të çuditshme në histori të Lojërave Olimpike, Nelson është ngritur në pozitën e parë më tepër se 3000 ditë pas përfundimit të garës, pasi që zyrtarët e Agjencisë së anti-dopingut konstatuan se atleti që kishte fituar të artën në Athinë, ukrainasi Yuriy Bilonog, ka përdorur doping. Mostrat e tij të urinës janë rianalizuar dhe është konstatuar se është përdorur steroid nga ana e atletit.

Triumfi i Nelsonit nuk u përcoll me ceremoni. Ai nuk ishte në majë të podiumit dhe nuk iu këndua himni kombëtar. Pati përfunduar i dyti, atëbotë.

Të mërkurën e 5 dhjetorit 2012, ai ishte në veturën e tij “Mazda” kur e dëgjoi lajmin.

“Ende po analizoj këtë, mirëpo Lojërat Olimpike të vitit 2004 ishin të veçanta për mua. Bashkëshortja ime ishte atje, shumë shokë nga kolegji dhe familja. Ne garuam në vendlindjen e Lojërave Olimpike. Unë po ndihem se shtetit tonë i është vjedhur një medalje në kohën kur duhej t’i jepej”, ka thënë Nelson 37-vjeçar. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 426 here

Fjalët kyçe