Ngjarje shokuese në Holandë, rrihet për vdekje gjyqtari

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin holandez, pasi një gjyqtar anësor ka humbur jetën në një ndeshje të skuadrave të të rinjve, pasi u rrah barbarisht nga lojtarët e skuadrës së Niwv Sloten. 41 vjecari Ricard Niwvenhuizen po gjykonte një ndeshje mes ekipeve të 16-vjecarëve të B3 dhe Sloten. Anësori punonte si gjyqtar për klubin e të rinjve të B3, ku luante dhe djali I tij dhe në momentin që dha një vendim të gabuar, djemtë e ekipit kundërshtar, të gjithë të moshës 15 deri në 16 vjec e sulmuan atë barbarisht duke e goditur me shkelma dhe grushta.

41 vjecari humbi ndjenjat dhe u transportua menjëherë në spitalin e Almeres, por nuk mundi t’I rezistonte dot plagëve të marra dhe në orët e vona të ditës së hënë, ai humbi jetën. Tre futbollistë të rinj u arrestuan nga forcat e rendit për këtë ngjarje. Presidenti I klubit B3, ose të Buitenboys sic njihet ndryshe e cilësoi këtë ngjarje si një tragjedi për futbollin e vendit të tij: “kjo nuk është vetëm një ngjarje dramatike për Almeren dhe për klubin tonë, por është një tragjedi për futbollin holandez. Dicka e tillë nuk mund të ndodhë në një fushë loje”. Ministri i sporteve Edith Schippers gjithashtu dënoi veprimin e futbollistëve dhe e cilësoi të tmerrshme atë që I ndodhi anësorit.

Ndërkohë që zëdhënësi I policisë holandeze, Leonie Bosselaar bëri të ditur se vdekja se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e gjyqtarit dhe të rinjtë përgjegjës po merren në pyetje. Holanda mban vendin e parë në botë për organizimin perfekt për sportin e futbollit dhe hokejit në bar dhe kjo ngjarje ka tronditur jo pak opinionin publik./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 315 here

Fjalët kyçe