Nis ndërtimi i 6 stadiumeve ndihmëse nëpër Kosovë

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Nis ndërtimi i gjashtë stadiumeve ndihmëse të futbollit nëpër Kosovë. Këto stadiume ndërtohen në kuadër të projektit prej 3,5 milionë eurosh që Ministria për Kulturë, Rini e Sport e ka përfituar nga Komisioni Evropian. MKRS-ja ka njoftuar se ministri Memli Krasniqi do të marrë pjesë në ceremoninë që zhvillohet të enjten (sot, 13:30) në Drenas, që shënon fillimin e ndërtimit të stadiumit ndihmës në këtë komunë. Pos në Drenas, stadiume ndihmëse do të ndërtohen edhe në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Pejë e Gjakovë./SportIndeks.COm

Ky publikim eshte lexuar 383 here

Fjalët kyçe