Nuk ka kthim prapa për Wesley Sneijder

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Ndarja ndërmjet Wesley Sneijder dhe Interit tashmë është e pariparueshme. Një ditë pas takimit me drejtuesit zikaltër që e vërtetoi edhe më shumë largimin janë hapur edhe skenarët e parë të merkatos. Nga Rusia në Angli duke kaluar nga Franca e Turqia gjysma e Europës dëshiron hollandezin. Edhe Milan qëndon i gatshëm në dritare: për kuqezinjtë është një hipotezë tërheqëse por e pamundur për tu realizuar për shkak të pagës së hollandezit. Anzhi do të provojë sërisht, PSG, Bayern, City dhe United janë në pritje.

Tani Inter ka nevojë të lirohet sa më shpejt nga Sneijder dhe po pret oferta nga 12 deri në 15 milion euro. Në janar hollandezit duhet shitur pasi nuk bën më pjesë në planet e Stramaccioni dhe qëndrimi i tij do ti prishte punë të dy palëve. Edhe Wes do të bëj c’është e mundur për të gjetur një destinacion të ri pasi dëshiron të luajë dhe nuk mund të qëndrojë më larg fushave së lojës. Sigurisht që ka një avantazh pasi admiruesit dhe ofertat nuk i mungojnë pavarësisht se paga e tij prej 6 milion eurosh në sezon që e detyruan të largohet nga zikaltërit është e papërballueshme nga shumë skuadra duke përfshirë këtu edhe skuadra si Milan apo Fenerbahce. Ndaj emrat mbeten të njëjtë. Anzhi sigurisht që do ti kthehet sërisht pistës Sneijder që dështoi në verë por nuk hyn tek skuadrat e preferuara të hollandezit që dëshiron një nga të mëdhatë e Europës.

Këtu dalin në skenë PSG, Bayern, Manchester City dhe Manchester United. Për momentin nuk ka asnjë lëvizje port ë gjithë janë atje në dritare duke pritur zvillimet e mëtejshme të kësaj cështjeje. Një tjetër sinjal i fortë lamtumire pritet që të vijë edhe në grumbullimin e zikaltërve për ndeshjen ndaj napolit në fundjavë ku me shumë mundësi ai do të lihet jashtë. Moratti prêt telofonata. Një e tillë mund të vijë nga miku i tij Leonardo që është i gatshëm ti ofrojë në shkëmbim Pastoren. Një fax mund të vijë nga Manchesteri si nga ana e Cityt ashtu edhe nga ajo e United. Të gjithë po mendohen, ankandi është hapur./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 214 here

Fjalët kyçe