Oklahoma e Durantit s’ka të ndalur

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Basketbollistët e Oklahomës, finalistë të sezonit të kaluar në NBA, momentalisht janë ekipi më i “nxehtë” i ligës, pas suksesit të arritur mbrëmë me mposhtjen e Los Angles Lakars me rezultatin 114:108, duke radhitur kësisoj fitoren e shtatë rresht.

Kevin Durant dhe Russell Westbrook ishin lojtarët më të mirë te fituesi. I pari shënoi 36pikë, kurse i dyti i shtoi edhe 33 pikë të tjera për vendësi.

Te mysafirët më efikasi ishte Kobe Bryant me 35 pikë, kurse Dwight Howard arriti dule-duble (23 pikë dhe 18 kërcime). Me këtë humbje LA Lakers ka bilancin 9 fitore e 11 humbje, kurse Oklahoma është ekipi i dytë më i suksesshëm në tërë ligën me 16 fitore e katër humbje.

Para Oklahomës është akoma skuadra Memphis Grizlies, me 14 fitore e 3 humbje, e cila natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës mundi në New Orleans skuadrën homonime me rezultatin 96:89. Më i miri te fituesi ishte Rudy Gay (28), kurse pas tij pikë dyshifrore arritën edhe Quincy Pondexter (16), Zach Randolph (15) dhe Marc Gasol (13). /SportIndeks.Com

Ja edhe rezultatet e takimeve të zhvilluara mbrëmë e sot në mëngjes sipas kohës sonë:
Oklahoma – LA Lakers 114:108
Milwaukee – Charlotte 108:93
New Orleans – Memphis 89:96
Philadelphia – Boston 95:94 (vazhdime)
Indiana – Denver 89:92
Atlanta – Washington 104:95
Brooklyn – Golden State 102:109
Detroit – Chicago 104:108
Minnesota – Cleveland 91:73
San Antonio – Houston 114:92
Utah – Toronto 131:99
Sacramento – Orlando 91:82

Ky publikim eshte lexuar 655 here

Fjalët kyçe