Oleksiy Gay: Mbiemri më shkatërroi karrierën

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Ndodh ndonjëherë që mbiemri të të krijojë edhe pengesa në rrugën drejt suksesit. Në një rrëfim interesant, mesfushori i Shakhtar Donetsk, Oleksiy Gay zbulon vështirësitë që ka kaluar për të thyer murin e paragjykimeve në Ukrainë dhe kjo vetëm për shkak të mbiemrit të tij. Mesfushori i skuadrës së Mircea Lucescut rrëfen se mbiemri i ka shkaktuar probleme sepse shumë herë është vënë në shënjestër të sulmeve nga njerëzit homofobë.

“Nuk kam asgjë kundër homoseksualëve por për fat të keq mbiemri më ka shkatërruar një pjesë të madhe të karrierës time”.

Kjo e detyroi lojtarin të merrte një vendim radikal, duke iu drejtuar zyrës civile të bashkisë. Ndryshoi vetëm një shkronjë, duke u shfaqur sot si Oleksiy Gai, një prej lojtarëve më të vjetër të Shakhtar Donetsk me 150 ndeshje mbi supe mes kampionatit dhe kupës. Oleksiy është me origjinë nga qyteza Zaporizhia, 400 km larg Kievit. Futbolli është jeta e tij, por në momentet kyçe, kur shumë klube të mëdha duhej të shfaqnin interes ndaj tij, u tërhoqën.

“Nëse dështon mbiemri bëhet arkivoli jot profesional, më thoshin”.

Gjithsesi, Oleksiy arriti ta fitonte me punë vendin e titullarit te Illichivets Mariupol edhe pse lëvizja e madhe në karrierë erdhi pa “y”-në në mbiemrin e tij.

“Ndoshta ndodhi pak vonë sepse ëndërroja të luaja në perëndim, por në moshën 30-vjeçare besoj se kjo do të mbetet një ëndërr tashmë. Gjithsesi, dua të arrij sa më shumë suksese me Shakhtar”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 273 here

Fjalët kyçe