Orlando Magic triumfon kundër Lakers

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Basketbollistët e Orlando Magic dolën triumfues nga përballja me kolegët e tyre nga Los Angeles Lakers me rezultat 113:103, në të vetmen ndeshje që është luajtur natën e kaluar sipas kohës tonë lokale.

Dueli në “qytetin e engjëjve” është karakterizuar me një betejë të fortë, ndërsa ekipi nga Florida triumfin e siguroi vetëm në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 40:26.

Ekipi fitues u udhëhoq nga Aaron Aflalo me 30 pikë dhe nga pesë kërcime dhe asistime, ndërsa paraqitje të shkëlqyeshme shfaqi edhe Glen Davis, i cili përfundoi ndeshjen me ‘double-double’ 23 pikë dhe 12 kërcime. Ndërsa edhe Jamir Nelson shënoi ‘double-double’ me 19 pikë dhe 13 asistime.

Si zakonisht, ndër lojtarët më të mirë të Lakers ishte Kobe Bryant me 34 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime. Dwight Howard shtoi 21 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Meta PeaceWorld kishte 15 pikë dhe pesë kërcime e po aq asistime.

Pas këtij dueli, Orlando ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe dhjetë humbjeve ndërsa Lakersat deri më tani, tetë triumfuan ndërsa nëntë herë pësuan.

Ndërsa nga ndeshja vetme në mes të natës së dielës dhe të hënës, fitues dolën basketbollistët e New York Knicks, të cilët si vendas mposhtën Phoenix Sunsme rezultat 106:99./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 365 here

Fjalët kyçe